Transmetuar më 06-03-2019, 20:23

Pas incidentit të shëmtuar të ndodhur në Kamëz, ku u dhunua gjyqtari Eldorian Hamiti, Shoqata e Arbitrave, me president Tahir Kastratin ka vendosur që të bojkotojë kampionatin deri në një afat të pacaktuar.

Arbitrat ndihen të pasigurt për jetën dhe e kanë të pamundur të vazhdojnë në këto kushte.

“Arbitrat nuk kanë siguri për jetën. Presim reagim nga të gjithë aktorët, ndryshe nuk zbresim në fushë. Vendimin ia kemi komunikuar FSHF-së”, ka thënë për “Panorama Sport” vetë presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati.

Ndërkohë FSHF pezulloi nga gara ekipin e Kamzës, ndërsa sezonin e ardhshëm do të jetë në kategorinë e dytë.

Dhuna në stadium, Disiplina përjashton Kamzën nga Surperliga