Transmetuar më 06-03-2019, 17:12

Edhe pse Kosova nuk ka hequr dorë për asnjë moment nga taksa me Serbinë, së fundmi janë shtuar vendet që i kërkojnë asaj të bëjë kthesë dhe të reflektojë për të hequr barrierën tregtare.

Pas SHBA dhe Anglisë, sot ka qenë Italia, e cila i ka kërkuar Kosovës të heqë taksën e aplikuar për Serbinë.

Ka qenë presidenti italian, Giuseppe Conte, i cili është shprehur se rruga që po ndjek Prishtina zyrtare  është e gabuar, ndërsa theksoi se palët duhet të reflektojnë dhe të shohin drejt dialogut si e vetmja alternativë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

“Unë e përsëris, sipas mendimit tim, vendimet e njëanshme të marra nga Prishtina nuk u dërgojnë askund. Mendoj se e vetmja mënyrë për të shpejtuar rrugën drejt dialogut është që të gjitha palët të tregohen të mençura”, ka thënë Conte në një konferencë të përbashkët me Aleksandër Vuçiçin.