Transmetuar më 06-03-2019, 13:34

Një vajzë vetëm 10 vjeçe ka mbetur shtatzënë, ndërsa nën akuzë si i dyshuar është vënë një djalë 12 vjeç, i cili akuzohet se e ka përdhunuar në mënyrë të përsëritur.

Një histori e tmerrshme e cila vjen nga distrikti i Palghar, në Maharashtra, të Indisë.

Abuzimet zgjasnin prej katër muajsh, siç bëri me dije policia indiane.

Prindërit e së miturës kuptuan gjithçka, vetëm pasi vajza nisi të ankohej për dhimbje të forta barku. I mituri u ndalua nga policia më 2 mars, të shtunën e kaluar, por nuk është arrestuar për shkak të moshës.

“Dy të rinjtë janë fqinj me shtëpi. 12-vjeçari e ka përdhunuar disa herë brenda katër muajve. Disa ditë më parë, pasi vajza po ankohej për dhëmbët, prindërit e dërguan në spital, ku dhe zbuluan shtatzëninë”, tha policia. /a.y/noa.al