Transmetuar më 06-03-2019, 13:09

Gjeti në shtëpinë e tij një burrë të panjohur duke përdhunuar gruan, e cila ishte në muajin e pestë të shtatzënisë. Iu errën sytë, rrëmbeu një hanxhar dhe e vrau.

Është kjo historia shokuese që vjen nga Afrika e Jugut, nga zona e Tongaat, në veri të Durban.

Një burrë vrau brutalisht personin që gjeti duke i përdhunuar gruan brenda në shtëpinë e tyre, pasditen e kësaj të hëne. Burri ishte në shtëpi bashkë me të shoqen por në një dhomë tjetër. Ulërimat e gruas, i tërhoqën vëmendjen, duke u ngritur nxitimthi për të parë se çfarë po ndodhte.

Ai kapi të panjohurin duke përdhunuar gruan, dhe në gjendje shoku rrëmbeu një hanxhar dhe e goditi në dorë dhe në kokë, duke e lënë të gjakosur në dysheme, shkruan noa.al.

Në vendin e ngjarjes mbërriti ndihma e shpejtë dhe policia, por agresori kishte vdekur. Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar dinamikën e ngjarjes. /a.y/noa.al