Transmetuar më 05-03-2019, 21:10

Michal Prasek është burri që u sulmua për vdekje nga një luan që mbante në kopshtin e shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, në lindje të Republikës Çeke.

"Mirror" shkruan se trupi i Michal Prasek, 34-vjeç u gjet në kafazin e luanit nga babai i tij.

Prasek kishte 9 vite që e mbante luanin në oborrin e shtëpisë së tij, bashkë me një luaneshë, e fundit kjo prej dy vitesh, me qëllim mbarështimin.

Pas vrasjes së të riut kafshët, që jetonin në kafazë të ndarë, u qëlluan për vdekje nga policia.