Transmetuar më 05-03-2019, 14:00

“Të qenit supersticioz është diçka që i përket injorantëve, por të mos jesh sjell ters”.

Kjo frazë vijon të jetë ende popullore. Kështu ndodhi edhe për një grua në Egjipt me emrin Layla, e cila pas martesës së zgjatur vetëm tetë muaj, nisi të mendonte se i shoqi sillte ters.

“Kur ndodhnin gjëra të çuditshme nuk doja ta besoja dhe e largoja mendjen”, thotë ajo. Gjithçka sipas saj nisi ditën e martesës.

“Në atë moment mendova se ishte një incident, një rastësi. Gjatë festës bëri masë një qark i shkurtër dhe shkatërroi ditën më të bukur. Me kalimin e javëve gjërat e çuditshme vetëm shtoheshin. Gjërat thyheshin vetë dhe ndodhnin shumë gjëra pa kuptim”, tregon ajo.

Më tej gruaja thotë se një ditë bleu një fustan të bukur dhe që kushtonte, pasi priti uljen e çmimit. Ajo thotë se kur ia tregoi të shoqit, ai i tha se ishte perfekt për të.

“Një ditë më vonë kur e vesha, u gris në të gjitha anët në një mënyrë të çuditshme, aq sa u detyrova që ta hidhja. Por këto janë vetëm shembuj të vegjël”, shprehet gruaja.

Layla tashmë ka kërkuar divorcin dhe në kërkesën e paraqitur në gjykatë ka sqaruar edhe arsyet, duke thënë se nuk e kishte menduar kurrë se do kishte arritur në këtë pikë, por shton se nëse do kishte vazhduar do të ishte më keq, shkruan noa.al.

Një nga episodet që përmend gruaja e frikësuar, i cili e shtyu edhe në kërkesën për divorc është edhe, “Kur u fejuam, dikush më paralajmëroi, por unë e cilësova injorancë dhe nuk i kushtova rëndësi, por në fakt kishte të drejtë”. /a.y/noa.al