Transmetuar më 05-03-2019, 13:03

Diabeti i tipit 1 i mori jetën në shtrat, teksa mbante në krahë djalin e saj vetëm pesë muajsh.

Një nënë 19 vjeçe nga Glasgow, në Skoci, Courtney Newlands, u gjet e pajetë në shtëpinë e saj nga familjarët, pasi për dy ditë me radhë nuk arrinin të kontaktonin me të.

Pranë kufomës, gjetën vogëlushin e saj Declan, i cili prej dy ditësh kishte qarë pranë së ëmës, në gjendje të dehidratuar.

Vogëlushi u dërgua në spital, por pas ndihmës së dhënë arriti që të kalojë rrezikun.

19-vjeçarja prej disa ditësh ishte prekur nga gripi. Dyshohet se shkak për vdekjen e saj më 19 shkurt, janë bërë komplikimet lidhur me diabetin e tipit 1, nga i cili vuante prej vitesh.

Mësohet se si pasojë e komplikimeve prej diabetit, e reja kishte rrezikuar jetën edhe gjatë një shtatzënie të mëparshme, e cila përfundoi në abort.

E reja jetonte vetëm me fëmijën e saj, pas ndarjes nga babai i Declan. /a.y/noa.al