Transmetuar më 05-03-2019, 09:41

U vra teksa mbante në krahë vajzën e saj katër muajshe. Karlyn Ramirez, nga Maryland, SHBA, u gjet mes një pellgu gjaku, teksa mbante shtrënguar në krahë vajzën e saj, fatmirësisht shëndoshë e mirë.

24-vjeçarja u vra nga ish partneri i saj Maliek Kearney, me të cilin ishte njohur në ushtri, ku dhe ishte angazhuar qysh në moshë fare të re.

Mes tyre gjërat nuk po funksiononin prej disa kohësh, kështu që Karlyn si pasojë e dhunës, vendosi të divorcohej.

Por ky vendim nuk u pranua prej tij, i cili në gusht të vitit 2015, e qëlloi me armë.

Të premten që lamë pas ai u shpall fajtor, duke u dënuar me burgim të përjetshëm.

Rezultoi se burri pavarësisht se nuk donte divorcin, kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me një grua tjetër, çka e kishte detyruar viktimën të kërkonte ndarjen. /a.y/noa.al