Transmetuar më 04-03-2019, 21:28

Një baba ka masakruar për vdekje djalin e tij 5-vjeçar dhe me gjakun e tij ka shkruar “unë ta dhashë jetën, unë ta marr”.

Burri pedofil më parë kishte përdhunuar djalin e tij, akt për të cilin u informua edhe bashkëshortja.

Savva Nikitin e vrau këtë të fundit menjëherë sapo ajo mori lajmin tronditës, pasi i tha se do të shkonte ta denonconte në polici, shkruan Daily Mail.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Moskë të Rusisë, ku Nikitin e qëlloi djalin e tij të paktën 62 herë me një thikë dhe një kaçavidë.

Më vonë, pasi u morn ë pyetje nga policia, burri pranoi se kishte abuzuar edhe seksualisht me të birin.

Djali i autorit të famshëm nga Krimeja, Aleksander Nikitin, u përpoq, por nuk arriti të vriste veten me thikë. /k.k/noa.al/