Transmetuar më 04-03-2019, 21:06

E kush do ta mendonte se ajo çfarë ka dalë nga stomaku i një balene do të kushtonte 500 mijë dollarë.

E vjella është gjetur në një plazh të Tajlandës, dhe besohet se kap vlerën e pabesueshme.

Boonyos Tala, 44 vjeç, gjeti masën prej rreth 10 kg teksa ecte përgjatë një plazhi në ishullin e Koh Samui në Tajlandën jugore, në qershor të vitit të kaluar.

Që prej atëherë, ai e mbajti atë në kopshtin e tij pa i kushtuar rëndësi, derisa muajin e kaluar 44-vjeçarin e vizitoi një mik, duke thënë se masa mund të ishte vjellë nga balena, një substancë shumë e kërkuar nga prodhuesit e parfumeve.

Ajo është ushqim i dekompozuar brenda stomakut të balenave që ka qëndruar për një kohë të gjatë. Masa është përdorur për parfume në kozmetikë që nga shekulli i 13-të.

Në prill të vitit 2016, një masë e tillë e gjetur në Lancashire u shit për 50 mijë paund, ndërsa në nëntor të të njëjtit vit, tre peshkatarë gjetën 80 kilogramë "ambergris" dhe e shitën për 3 milion dollarë. /k.k/noa.al/