Transmetuar më 03-03-2019, 21:09

Futbolli shqiptar përjetoi sërish momente të rënda në stadium.

Pas ngjarjeve të dhunës në fundin e takimit mes Kamzës dhe Laccit ditën e sotme, ku u godit gjyqtari Eldorjan Hamiti, ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila njofton se ka arrestuar presidentin e Kamzës, Naim Qarrin, si dhe drejtorin e shefin e klubit, por edhe një tifoz, të gjithë këta në flagrancë.

Bëhet me dije se janë shpallur edhe 4 shtetas të tjerë në kërkim, për veprën penale “goditje për shkak të detyrës.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 5, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

– N.Q., President i Klubit Kamëz;

– A.M., Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz;

– A.B., Shefi i Klubit Sportiv Kamëz;

– E.Gj., tifoz.

Gjithashtu nga verifikimet e bëra rezulton se si autorë të dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes, dyshojet se janë dhe shtetasit: B.Q., A.Q., A.Q. dhe K.Q., tifozë, të cilët janë shpallur në kërkim policor.

Në lidhje me sqarim e kësaj ngjarje janë shoqëruar edhe 14 shtetas të tjerë.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë njofton se po vijojnë shoqërimet si dhe veprimet hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të gjithë personave përgjegjës./a.k/noa.al/