Transmetuar më 03-03-2019, 19:23

ATHINË, NOA.AL – Një takim erotik në orët e natës me dashnorin shqiptar, u ndoq njëkohësisht me djegien tragjike të fëmijës brenda në shtëpinë e saj.

Ngjarja në kufijtë e papërgjegjshmërisë prindërore ndodhi natën duke gdhirë dita e enjte në Varkisa, një lagje e pasur bregdetare pranë Athinës në Greqi, raporton noa.al.

Ajo, 30 vjeçe, ai, dashnori i përvëluar, pak vite më i madh. Që të dy, futur brenda në makine, poshtë pallatit të saj në rrugën “Eridos”, duke bërë lojëra erotike.

E ndërkohë, lart në apartamentin në katin e tretë që shihni në foto, vajza vetëm një vjeçe e gjysmë qëndronte vetëm duke u përfshirë nga vuajtje të tmerrshme të një zjarri që plasi papritur.

Një zjarr që erdhi sërish nga papërgjegjshmëria e nënës, e cila, kishte lënë ndezur ngrohësen elektrike pranë shtratit të të voglës dhe zbriti poshtë të bënte seks me dashnorin shqiptar.

Ishte ora 01.21 kur ngrohësja përhapi flakë që përfshinë krevatin e bebit, duke bërë që vogëlushja të digjet përmes vuajtjesh rrënqethëse të zjarrit që e rrethoi fatalisht.

1

Femra e papërgjegjshme që shihni dhe në foto, as e vuri ujët në zjarr të hidhte ndonjëherë sytë lart ku kishte shpërthyer zjarri, por vazhdonte lojërat erotike brenda në makinën e dashnorit të saj.

Vetëm në orën 01.35, nëna 30-vjeçare doli nga makina dhe ngriti sytë lart, evidentohet në dosjen hetimore që publikoi policia greke sot pasdite për mediat vendase.

Menjëherë ajo thirri ndihmën e shpejtë dhe një makinë me zjarrfikës mbërriti, por pa asnjë vlerë, përveçse lokalizimit të flakëve për të mos u përhapur më tej në apartamentin e saj dhe te fqinjët.

4690877

Policia tha se ka shoqëruar për hetime nënën 30-vjeçare e gjithashtu dhe ish të dashurin e saj, një taksist, që është babai i të voglës së ndjerë.

1

Sakaq, mediat në Athinë publikuan pasditen e sotme detaje që lidhen me jetën e 30-vjeçares. Mësohet se ajo ka sjellë në jetë tre fëmijë.

Fëmija i parë vdiq vetëm disa muaj pasi lindi, siç u tha, nga asfiksia.

Φωτογραφία: EUROKINISSI

Fëmijën e dytë ia mori shteti dhe e çoi në jetimore dhe fëmija i tretë, u dogj dhimbshëm brenda shtëpisë, një garsonierë në katin e tretë të pallatit në rrugën “Eridos” të Varkisa në Athinë.

1

Dëshmitarët i thanë policisë se ditët e fundit, çdo natë 30-vjeçarja shihej të dilte natën e të mbyllej në makinë me dashnorin shqiptar për minuta të tëra.

Prokuroria ka ngritur kundër nënës akuzën penale “ekspozim vdekjeprurëse të rrezikut ndaj fëmijës”, si dhe akuzën e zjarrvënies nga pakujdesia me pasojë vdekjen. /noa.al/

Η 30χρονη μητέρα