Transmetuar më 03-03-2019, 16:55

Disa ushqime të paketuara e kanë mbajtur në jetë një person që prej 5 ditësh u bllokua në dëborë.

Ai e pa veten të bllokuar në një zonë të Oregonit në SHBA, bashkë me qenin e tij.

Përveç ushqimeve që kishte të paketuara, ai ngrohej duke ndezur herë pas here makinën.

Një pastrues dëbore gjeti Jeremy Taylor të premten dhe një anëtar i ekipit kërkim-shpëtimi e hipi në një traktor dhe e nxorri nga pyjet ku kishte ngecur.

Taylor bën gjithmonë aktivitete jashtë dhe pëlqen të udhëtojë shumë. Herën e fundit u pa me 24 shkurt duke furnizuar makinën me naftë dhe atë ditë u bllokua.

Ai u tha shpëtimtarëve se së bashku me qenin Ally mbetën të bllokuar nga bora e thellë në një rrugë të Shërbimit Pyjor në ShBA. /k.k/noa.al/