Transmetuar më 03-03-2019, 16:35

Futbolli shqiptar ka përjetuar sërish momente të rënda në stadium.

Tifozët kanë rrahur gjyqtarin kryesor të ndeshjes mes Kamzës dhe Laçit.

Duket se kryeqytetasit nuk e kanë kapërdirë lehtë barazimin 1-1, teksa në fund të ndeshjes disa tifozë hynë në fushë.

Ata goditën me grushte arbitrin kryesor, edhe pse lojtarët u përpoqën të shmangnin incidentin.

Ky episod ka sjellë gjakosjen e arbitrit. Reagimi i stjuardëve ka shuar përplasjen me tifozët që kishin dal jashtë kontrollit.

Duket se mungesa e policisë së shtetit po ndikon drejtpërdrejt në aktet e dhunës, ndërsa një javë më parë u dhunua fotografi i Flamurtarit. /k.k/noa.al/