Transmetuar më 03-03-2019, 13:28

Veprimi i çmendur i një shoferi mund të kishte rezultuar fatal për një punonjës policie në rrugë.

Polici e ndaloi atë për t’i vendosur një gjobë si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, por shoferi i dha gaz makinës duke rrezikuar oficerin.

Pamjet e filmuara brenda makinës  në një mbikalim në qytetin e Guëahatit, në Indinë veri-lindore, tregojnë policin që i bërtet shoferit.

Por ky i fundit refuzon të ndalojë apo të ngadalësojë shpejtësinë pavarësisht britmave të dy pasagjerëve të ulur në sendiljen e automjetit të tij.

Ai u përpoq të përkonte makinën në një zonë ku nuk lejohej dhe tentoi të arratisej kur u përball me oficierin.

Ndërsa shoferi vazhdoi të ecte në rrugë mes makinave të tjera dhe një nga pasagjerët e goditi në përpjekje për ta ndalur.

Më në fund ai ndaloi dhe polici nuk pësoi dëmtime. Shoferi u arrestua dhe automjeti i tij u sekuestrua. /k.k/noa.al/