Transmetuar më 02-03-2019, 22:53

Barcelona triumfon sërish përballë Real Madridit.

Vetëm tri ditë pasi e eliminoi nga Kupa e Mbretit, skuadra “blaugrana” e mposhti edhe në “La Liga”, duke e nxjerrë ndoshta përfundimisht nga gara për titullin kampion.

Skuadra e Valverdes kryeson kampionatin me 60 pikë, 12 më shumë se Reali dhe 10 me tepër se Atletico, që do të luajë këtë të diel me Real Sociedadin.

“Blaugranave” u mjaftoi goli i Ivan Rakitic në pjesën e parë për t’i mposhtur për herë të tretë “Los Blancos” në katër El Clasico-t e këtij sezoni.

Ashtu si në Kupë Reali ushtroi presion sidomos në fillim të pjesës së parë, po pa qene rezultativ para portës.

Ky sukses është historik për “blaugranat”, që për herë të parë pas 87-vitesh parakalon në statistika Realin në ndeshjet direkte.

Para kësaj sfide të dyja skuadra kishin nga 95 fitore secila, tashmë Barça ka një sukses më shumë.