Transmetuar më 02-03-2019, 10:57

Zëvendës ministri i Jashtëm me kompetenca ministri, Gent Cakaj është bërë protagonist i një situate të sikletshme.

Gjithçka teksa ditën e djeshme ishte pjesë e samitit të dytë të Diasporës, i cili u mbajt në Tiranë.

Ndërsa u ngjit në foltore për të dhënë një vlerësim, për një prej shqiptarëve që kanë ngritur imazhin e vendit tonë në botë, Cakaj u mundua të “godiste” me disa vargje, por “goditja” iu kthye nga vetja.

Ai u përpoq të recitonte disa vargje të poemës “Bagëti e Bujqësi”, por qysh në fillim iu morr goja, duke e përsëritur disa herë të njëjtin varg, siç mund të shihni në videon më poshtë.

Vargjet e poemës:

“Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,

Fat’ i bardh’ e mirësia në atë vënt janë mbuluar;

Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë.” /a.y/noa.al