Transmetuar më 01-03-2019, 14:29
Foto ilustruese

Abuzonin seksualisht me fëmijët e tyre për tu argëtuar në çift. Një nënë dhe një baba, akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me katër fëmijët e tyre dhe me një tjetër që nuk ishte i familjes, duke i detyruar të bënin seks me ta.

Po ashtu ata i detyronin që të flinin të zhveshur dhe ti shikonin gjatë akteve seksuale.

Abuzimet shokuese bën që dy bashkëshortët të dënohen gruaja me 21 vite burg dhe burri me 19 vite.

Djali 11 vjeç u detyrua që të bënte seks me njerkën, ndërkohë që babai shikonte, ndërsa një vajzë tjetër që nuk ishte e tyrja, u detyrua që të shikonte çiftin duke bërë seks.

Gruaja e cila aktualisht është 55 vjeçe dhe burri 50 vjeç u njohën në vitin 2000. Që të dy kishin nga dy fëmijë nga lidhjet e mëparshme dhe vendosën që të jetonin bashkë në Cornwall të Anglisë dhe pikërisht aty nisi makthi i të miturve

Abuzimet u denoncuan nga djali 11 vjeçar i burrit, i cili tha në polici se ishte abuzuar seksualisht nga njerka. Në atë moment policia mori në pyetje edhe fëmijët e tjerë, duke zbuluar abuzimet shokuese.

Një vajzë e mitur e gruas deklaroi se e ëma i kishte mësuar që të përdorte një vibrator dhe se kur kishte probleme për ta zënë gjumi, ia jepte për ta përdorur, shkruan noa.al.

Që të gjithë fëmijët, bazuar në vendimin e dhënë nga gjykata këtë të hënë detyroheshin nga çifti që të përdornin lodra seksi. /a.y/noa.al