Transmetuar më 01-03-2019, 11:57

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një deklaratë të fortë gjatë samitit të dytë të Diasporës Shqiptare, i cili po mbahet në Tiranë.

Në fjalën e tij Thaçi tha se shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodhë kurrë.

“Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askush nuk do bëjë pazar me kauzën. Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do lejojmë të qarkullojë si ide, edhe pse unë jam dashamirës i diskutimit të ideve, por këto ide duhet të ndërpriten. Ideja e ndonjë unioni ballkanik, është cenim i kombit tonë”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se ideja për një union ballkanik është rikthim prapa për kombin tonë.

Sipas tij, unioni i Kosovës, por edhe i kombit shqiptar është unioni i Bashkimin Europian, NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA.

“Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk guxon askush ta prekë një milimetër të Kosovës. Askush nuk mund ta prekë as ta cenojë. Ata që flasin sot, janë miqtë e Millosheviçit”, deklaroi Thaçi, duke bërë që fjala e tij të pritet me duartrokitje të fuqishme.

Ai u shpreh gjithashtu në favor të korrigjimit të kufijve, por për bashkëngjitje me territorin e Kosovës dhe jo për cenimin e territorit. /a.y/noa.al