Transmetuar më 01-03-2019, 10:51

Jepet dënimi për Pjetër Ndrecaj, burrit që në 7 gusht të vitit që lamë pas, vrau gruan dhe vajzën e tij. Gjykata e Apelit në Kosovë e ka dënuar 45-vjeçarin me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Apelit vlerësoi se Gjykata e Shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese.

Pranimi i fajësisë, thuhet më tej në aktgjykim dhe dhënia e dënimit me 24 vite burg, nuk është i përshtatshëm me peshën e veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit.

Kjo për faktin se janë shkaktuar pasoja tepër të rënda me rastin e privimit nga jeta të bashkëshortes së tij Valbona Ndrecaj, 40 vjeçe dhe vajzës së tij Klara Ndrecaj, 9 vjeçe.

Po ashtu në vendim thuhet se Ndrecaj e ka dhunuar edhe më herët të shoqen dhe se rastet janë kryer në sy të fëmijëve.

Ndërkohë më 31 tetor Ndrecaj ishte dënuar nga Gjykata e Gjakovës me 24 vite burg, dënim i cili u rrëzua në Apel.

Krimi ndodhi pasi çifti ishte ndarë prej disa kohësh por Pjetër Ndrecaj nga Kosova, i kërkonte Valbonës nga Tropoja të riktheheshin bashkë.

Duke hasur në refuzimin e saj ai vendosi të shkojë te banesa ku Valbona ishte me vajzën dhe hapi zjarr me breshëri duke i lënë të vdekura në vend. /a.y/noa.al