Transmetuar më 01-03-2019, 08:11
Foto ilustruese, sinjal policie

Një 23-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë në fshatin Poum të Strugës, në Maqedoni.

Krimi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku i dyshuari U.B., 22 vjeç, nga fshati Poum ka qëlluar me armë ndaj disa shqiptarëve.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shqiptari Z.B., ndërkohë ka mbetur i plagosur shoku i tij.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Strugës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, i dyshuari për ngjarjen është vetëdorëzuar në policinë e Strugës, ku dhe po merret në pyetje.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al