Transmetuar më 27-02-2019, 23:45

Barcelona ka arritur të turpërojë këtë mbrëmje Real Madridin duke e eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Pas barazimit 1-1 në sfidën e zhvilluar në “Camp Nou” 3 javë më herët, mbrëmjen e sotme Barcelona fitoi me rezultatin e thellë 0-3, falë dopietës së Luis Suarez dhe autogolit të mbrojtësit francez Raphael Varane duke u kualifikuar për në finale.

Gjatë mbrëmjes së sotme, katalanasit kanë vendosur edhe një rekord.

Barcelona është bërë skuadra e parë në Spanjë që arritur gjashtë finale radhazi në "Kupën e Mbretit".

Të shtunën në orën 20:45, dy skuadrat do të përballen sërish me njëra-tjetrën dhe sërish në “Santiago Bernabeu”, por këtë herë në sfidën e vlefshme për kampionatin spanjoll./a.k/noa.al/