Transmetuar më 24-02-2019, 16:09

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë eliminatore në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Europian të 2020, përballë Turqisë.

Ky takim do të luhet në stadiumin "Loro Boriçi" më 22 mars, në orën 20:45.

Takimi i 22 marsit pritet me shumë interes nga tifozët, të cilët presin të përsëritet e njëjta histori si e tre viteve më parë, me pjesëmarrjen në Euro 2016.

Kombëtarja shqiptare do të luajë për fitore në këtë përballje që do të luhet në Shkodër.

Kujtojmë që futbollistët e Kombëtares shqiptare janë në formë të mirë dhe aktivizohen rregullisht në kampionatet përkatesë.

Në fotografinë e mëposhtme mund të shihni se ku mund të gjeni biletat për këtë takim. /a.k/noa.al/