Transmetuar më 24-02-2019, 08:09

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele duke publikuar pamje nga stadiumi kombëtar në ndërtim.

Ai publikon një fotografi nga “qilimi kuqezi” i Arenës Kombëtare.

“Me imazhin e ‘fijeve’ të para të qilimit kuqezi që do të mbulojë trupin e Arenës Kombëtare, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Stadiumi me kapacitet 22 mijë vende pritet të përfundojë plotësisht së shpejti.

Kompleksi i ri, me një sipërfaqe prej 43.000 metrash katrorë nga të cilët 25.000 metra katrorë do të shërbejnë për stadiumin, 10.000 metra katrorë për zyrat dhe 8000 metra katror për dyqane, është konceptuar si një strukturë e përbërë. /a.y/noa.al