Transmetuar më 23-02-2019, 20:53

Partizani mori një fitore me vlerë përballë Flamurtarit, çka e rrit edhe më shumë entuziasmin në prag të derbit me Tiranën.

Të kuqtë nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren, teksa arritën të shënonin 3 gola.

Bardhi dhe dy herë Hebaj i dhanë fitoren që vlen tre pikë.

Por ndeshja në |Selman Stermasi” ishte e luftuar nga dy skuadrat, ndërsa fati i buzëqeshi Partizanit.

Duke përfituar edhe nga humbja e Teutës, të kuqtë e shohin veten 10 pikë më shumë se vendi i dytë. /k.k/noa.al/