Transmetuar më 22-02-2019, 12:37
Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko shpreh shqetësim lidhur me situatën politike në vend.

“Çdo destabilizim politik sjell efekte në një ekonomi”, deklaroi Sejko në një aktivitet të ditës së sotme.

Po ashtu ai nënvizoi se Banka e Shqipërisë kërkon stabilitet në mënyrë që rritja ekonomike dhe reformat të vijojnë.

Deklarata e tij vjen një ditë pas protestës së djeshme të opozitës dhe pasi PD-LSI dorëzuan mandatet e deputetëve.

Ndërkombëtarët e kanë kritikuar djegien e mandateve nga opozita, madje ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e quajti të gabuar, duke nënvizuar se platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti. /a.y/noa.al