Transmetuar më 19-02-2019, 22:38

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e sotme me kryeministrin Rama në zyrën e tij në Kryeministri.

Nuk dihet se çfarë kanë pasur në fokus diskutimet mes tyre por mendohet të ketë qenë vendimi i opozitës për dorëzimin e mandateve.

Takimi Ruçi-Rama vjen pasi Kryesia e Partisë Demokratike votoi unanimisht në mbështetje të grupit parlamentar demokrat për djegien e mandateve.

Vendimi për djegien e mandateve nga opozita nuk është pritur mirë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

"Ky vendim minon parimet bazë të demokracisë dhe saboton përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme", thuhet në komunikatën e Ambasadës amerikane në Tiranë./a.k/noa.al/