Transmetuar më 19-02-2019, 22:06

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Lezhë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Një 58-vjeçare është përplasur nga një makinë, teksa po kalonte rrugën.

Gj.Ll., 58 vjeçe, banuese në Pukë, dyshohet se u përplas nga një automjet tip Benz drejtuar nga 60 vjeçari, P.S., rreth orës 18:00.

E lënduara ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit./a.k/noa.al/