Transmetuar më 19-02-2019, 20:27

Një vajzë 9-vjeçe i dha fund jetës pasi nëna e saj nuk e lejoi që të prekte telefonin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në New York, ndërsa ishte nëna që e gjeti vajzën e vogël pa jetë në shtëpi.

Ajo kishte varur veten në dhomën e saj të gjumit, raporton New York Post.

Nëna e tmerruar thirri menjëherë emergjencën, ndërsa njëri nga djemtë e saj u mundua t’i japë ndihmën e parë.

Sipas një fqinji, Heaven dhe nëna e saj kishin debatuar për telefonin celular.

“Vajza ishte zgjuar dhe dëshironte që të merrte telefonin dhe të shikonte videon në Youtube”, tha një fqinj. /k.k/noa.al/