Transmetuar më 19-02-2019, 20:02

Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Milot.

E lënduar ka mbetur këmbësorja me inicialet Gj.Ll, 58-vjeçe e cila u përplas nga një makinë e cila drejtohej nga 60-vjeçari P.S.

Gruaja ka marrë disa lëndime dhe është transportuar në spitalin e Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në apolici, për veprime të mëtejshme hetimore proceduriale. /k.k/noa.al/