Transmetuar më 19-02-2019, 19:42

Lulzim Basha nuk tërhiqet nga vendimi për djegien e mandateve edhe përballë deklaratave të ndërkombëtarëve.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, kryedemokrati tha se djegia e mandateve bëhet për të shembur atë që ai e quan qeveri të krimit.

Duke sjellë në vëmendje një deklaratë të ish-Presidentit amerikan Linkoln, Basha tha se pas kësaj “dielli do të rilindë sërish”.

“Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete. Djegia e mandateve është alternativa i fundit që i është lënë opozitës që të arrijë një qëllim madhor.

Të shembë një qeveri të krimit, për krimit dhe nga krimi dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit”, tha Basha. /k.k/noa.al/