Transmetuar më 19-02-2019, 19:32

Një 18 vjeçare që përfundoi në gjendje kome pasi kishte shkuar në shtrat me një dhimbje koke, u zgjua katër ditë më vonë për të zbuluar se kishte sjellë në jetë një fëmijë.

Vajza në fjalë u dërgua në spital pasi kishte pasur kriza dhe mjekët zbuluan se ajo ishte shtatzënë.

Foshnja e saj ishte fshehur në njërën vezore, në një gjendje të rrallë që quhej “didelphys uterus”.

Njëra nga vezoret vazhdonte të prodhonte menstruacione, ndërsa tjetra po rriste fëmijën e saj.

Për këtë arsye shtatzënia shkoi pa u vënë re. Adoleshentja u zgjua nga koma dhe pa që kishte lindur një vajzë. /k.k/noa.al/