Transmetuar më 19-02-2019, 18:06

Jose Mourinho vijon të jetë ende pa një skuadër në të cilën të impenjohet, edhe pse spekulimet e fundit mediatike që e projektojnë të ardhmen e tij në stolin e klubeve të mëdha europiane, nuk kanë munguar.

Gjithsesi aludimet duket se nisin të marrin një trajtë më konkrete, pas kësaj fundjave, me portugezin që është parë këtë të diel duke monitoruar talentet e ligës së parë franceze. I orientuar drejt së ardhmes, kontroversi Mourinho deklaron se nuk i ndjek më takimet e “Djajve të Kuq”.

“Më mungon interesi për të parë ndeshjet e United, në këtë mënyrë nuk e pashë as disfatën e tyre ndaj PSG-së. Preferoj të shoh disa takime herë pas here, por fokusi është në kampionatet e tjera nga ai anglez. Njoh çdo lojtar në detaje, në Premeir League.

Tanimë mund ta imagjinoj veten si trajner në kampionatin francez, jam një njeri që ka ushtruar profesionin e tij në katër shtete të ndryshme, kjo sepse më pëlqen të mësoj dhe të njoh kultura të reja, ndaj imenjimi im në një kampionat të ri do xishte një eksperiencë fantastike”, u shpreh Mourinho.