Transmetuar më 19-02-2019, 15:57

Deputetët e Partisë Demokratike kanë qenë të pranishëm gjatë seancës gjyqësore të vlerësimit të masës së sigurisë për 16 të arrestuarit pas protestës së 16 shkurtit.

Pas përcaktimit të masës së sigurisë për 16 protestuesit, ka reaguar për mediat kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Ai pohoi se në protestë u prish vetëm kërpudha e kryeministrit Rama, ndërsa qytetarët shtoi Spaho nuk kryen asnjë vepër të kundraligjshme.

“Të gjitha veprimet e gjykatës motivoheshin politikisht, Asnjë fakt, asnjë provë për ato që i akuzojnë, gjoja prishje te pronës publike. Mosrespektim të forcave të rendit. Aty është prishur vetëm kërpusdha e kryeministrit. Në asnjë rast nuk pati konfrontim mes policisë dhe qytetarëve. I dënoj me forcë këto veprime të policisë dhe prokurorisë. FNSH me maska e tërhoqën zavarrë Florenc Hoxhën në sy të familjes dhe fëmijëve”,u shpreh Spaho.

Ndërkohë që deputeti Alibeaj tha se Rama "duhej tërhequr zvarrë", duke theksuar: "Ai njeri duhet tërhequr zvarrë". /b.l/noa.al/

Protesta e 16 shkurtit, lihet në burg Florenc Hoxha, dhe 3 protestues të tjerë