Transmetuar më 19-02-2019, 09:41
Aktorja amerikane Meghan Markle, la botën e kinemasë për tu martuar me princin Harry të Anglisë.
Por tashmë mund të kthehet në sallat e kinemave amerikane një film që daton në vitin 2011.
Në filmin me titull “The Boys and Girls Guide to Getting Down”, ish-aktorja amerikane interpreton një vajzë, e cila ka një stil jete liberal dhe që pëlqen festat me shoqërinë dhe drogën.
Në film ndër të tjera, personazhi i saj shqipton edhe disa batuta vulgare. Thënë ndryshe një rol shumë larg rolit të asaj që sot është dukesha e Sussex.
Për këtë arsye Meghan nuk e ka përmendur asnjëherë këtë film, për shkak se rrezikon një siklet të madh. Tashmë mbetet të shihet reagimi i mbretëreshës Elizabeth. /a.y/noa.al