Transmetuar më 18-02-2019, 16:50

Uthulla e mollës është një aleat i fuqishëm kundër praktikisht çdo lloj shqetësimi që mund të ndikojë në trupin tonë.

Dhe është veçanërisht e përshtatshme edhe nëse vendosni të ndiqni ndonjë lloj diete. Në fakt, kjo substancë stimulon diuresinë dhe ndihmon zorrët të pastrohen.

Për shekuj me radhë është konsideruar praktikisht si një eliksir i shëndetit. Por më mirë është për ta konsumuar atë duke e përzier me ushqimet, ose për shembull, ne mund të konsumojmë uthull molle (2 lugë) me ujë ½ filxhan dhe 2 lugë mjaltë deri në gjysmë ore para çdo vakti kryesor.

Ose edhe mund ta përdorni këtë përzierje te frutat. Uthulla mund të shërbehet me kanellë, gjithmonë me ujë. Hidheni në një filxhan me gjysmë lugë çaji pluhur kanelle dhe 3-4 mjaltë. Do të jetë shumë e mirë.

E njëjta gjë vlen me çajin jeshil, duke e pirë tri herë në ditë, përfshirë edhe në mbrëmje para se të flini./b.l/noa.al/