Kur Thaçi ishte student dhe protestonte kundër Beogradit
Transmetuar më 18-02-2019, 08:20

Kosova festoi këtë të diel 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në 11 vjet shtet, një rol të rëndësishëm në politikën kosovare ka Hashim Thaçi, sot President i Kosovës.

‘Opinion’ ka siguruar një foto të Thaçit, në kohën kur ka qenë student. Bëhet fjalë për periudhën mes viteve 1990 dhe 1993, vite këto kur pushteti i Beogradit mbylli institucionet arsimore universitare në gjuhën shqipe, ndërsa Universiteti i Prishtinës filloi të vepronte jashtë sistemit institucional.

Në atë kohë si student në Universitetin e Prishtinës, Thaçi u bë lider i Lëvizjes Studentore. Më 1991, Thaçi zgjidhet prorektor-student i Universitetit të Prishtinës, ku jep kontribut në strukturimin dhe zhvillimin e procesit paralel mësimor universitar.

Fotoja është shkrepur pikërisht në një nga këto manifestime që mbaheshin në Prishtinë.  Më pas, Hashim Thaçi u bë njëri ndër themeluesit e organizatës politiko-ushtarake, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).