Transmetuar më 17-02-2019, 12:43

Për herë të parë Ushtria e Kosovës ka parakaluar si e tillë në ceremoninë e organizuar për 11-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Parakalimi nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundoi në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Theksojmë se Ushtria e Kosovës u formua vitin e kaluar më 14 dhjetor, por ende ka një debat nga faktorë të shumtë mbi këtë lëvizjes.

Ndërkaq, në ceremoninë e rastit kanë marrë pjesë krerë të shtetit dhe miq nga vendet e tjera.

Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj u panë të ishin krah njëri-tjetrit. /k.k/noa.al/