Transmetuar më 17-02-2019, 11:51

Krijuesi i obeliskut “NEWBORN”, që është vendosur në qendër të Prishtinës nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar kuptimin e transformimit të obeliskut në ditëlindjen e 11 të tij dhe shtetit të Kosovës.

Fisnik Ismaili, që është njëherësh edhe deputeti i PSD-së, thotë se për 11 vjetorin e Pavarësisë, mesazhi është “ruaje tënden”.

“N – nature/natyrë. E – energy/energji. W – Water/ujë. B – bio/jetë. O – oxygen/oksigjen. R – recycle/riciklim. N – nature/natyrë. Ruaje tënden. #NEWBORN11”, ka shkruar Ismaili.

Obeliskut “NEWBORN” çdo përvjetor të Pavarësisë, i ndryshohet pamja, teksa i jepen ngjyra dhe mesazhe të ndryshme që ndërlidhen me historinë e Kosovës.