Një tjetër reagim vjen lidhur me protestën e sotme të opozitës nga ana e OSBE.
Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private.
Në deklaratë thuhet se përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore.
“Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme. Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri”, thuhet në deklaratë. /a.y/noa.al
Basha: Skenar i mirëmenduar nga Rama, për të çuar në dhunë dhe konfrontim
Protesta, SHBA- BE: Të shmanget dhuna
Gaz lotsjellës dhe plumba gome, tym e flakë te Kryeministria
Berisha: Rama ka afat deri në darkë për dorëheqjen, ndryshe e pret zvarritja
Tensioni gjatë protestës, Meta: Vetëpërmbajtje! Të shmanget dhuna
Protestuesit mësyjnë në Kryeministri, ngrenë flamurin e PD. Ka të lënduar