Transmetuar më 16-02-2019, 09:30

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka statujën e vetë prej dylli në muzeun “Madam Tussauds” të Londrës.

Ajo ishte këtë të premte në këtë muze, kur u befasua me statujën gjatë përurimit të saj.

Në këtë moment të rëndësishëm, ajo shoqërohej nga i dashuri Isaac Carew.

Dua shfaqet në statujë duke kënduar me veshjet e saj tipike të skenës, gjë që duket se e ka kënaqur këngëtaren.

Kjo statujë e rendit Lipën, mes artistëve më të famshëm në botë, të cilët gjithashtu kanë statujë dylli në muzeun e Londrës.

Ky vlerësim për të vjen pas dy çmimeve që mori pak ditë më parë në ‘Grammy Awards’ si “Artistja më e mirë e re” si dhe “Kënga më e mirë dance”, për këngën “Electricity”. /a.y/noa.al