Transmetuar më 16-02-2019, 09:07

Mësohen të tjera detaje lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Patos.

I plagosur mbeti Edmond Fejzullahu 52, vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë.

Dyshohet se atentati ndaj tij është bërë për motive hasmërie, ndërsa drejt mjetit me të cilin udhëtonte u qëllua me gjashtë plumba, dy prej të cilëve e prekën në kraharor.

Mësohet se i plagosuri pas vrasjes së të vëllait në Itali, mbylli supermarketin që kishte në hyrje të Patosit, duke u larguar.

Po ashtu edhe vilën që kishte në lagjen “Dukas”, e nxori në shitje, duke iu druajtur ndonjë hakmarrje të mundshme.

Dyshohet se Fejzullahu është mbajtur prej kohësh nën vëzhgim, para se ti bëhej atentat.

Nga ana e policisë hetimet janë në vijim për të zbuluar autorët e plagosjes. /a.y/noa.al

E qëlluan me 6 plumba në makinë, kush është i plagosuri që po lufton me vdekjen