Transmetuar më 16-02-2019, 08:12

“Me rastin e Klejdës nga Kavaja e cila duke i’u drejtuar Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, i’a doli aty ku dukej se s’kishte më shpresë, ju uroj një fundjavë të qetë”.

Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama duke sjellë historinë e një vajze të re nga Kavaja.

Klejda 26 vjeçe, e diplomuar për fizikë në Bachelor dhe Master dhe me licencë për mësuese fizike, ndonëse e renditur e para në portalin “Mësues për Shqipërinë”, nuk arrinte të gjente punë.

E reja thotë se i thoshin se nuk kishte vende vakante, por shpreh bindjen se gjatë gjithë kohës e ka menduar veten shumë të aftë për këtë profesion.

“Aplikova në portalin ‘Mësues për Shqipërinë, në rankim kam dalë në vend të parë por më thanë se nuk ka vend. Pas aplikimit në platformën ‘Shqiperiaqeduam.al’ mu sigurua punë, ndërsa kush zvarriti punësimin tim ka marrë vërejtje”, tregon e reja. /a.y/noa.al