Transmetuar më 15-02-2019, 23:29

Në një zonë të Afrikës është fotografuar një leopard i zi, i cili për herë të fundit ishte shfaqur 100 vite më parë.

Nick Pilfold nga kopshti zoologjik i San Diegos dhe ekipi i tij, në fillim të vitit të kaluar vendosën kamera në rezervuarin e rajonit Laikipia në Kenia, të cilat filmuan leopardin e zi.

Pas konfirmimit të informacionit ata vizituan sërish Kenina për të parë llojin e rrallë të leopardit në këtë rajon.

Pilfold sqaroi se në botë ekzistojnë 11 për qind të leopardëve me gëzof të zi dhe pjesa më e madhe e tyre jetojnë në juglindje të Azisë.

Ai pohoi  se kjo specie në Afrikë është mjaft e rrallë dhe hera e fundit që është parë ky lloj leopardi në Etiopi ishte viti 1909. /k.k/noa.al/