Transmetuar më 15-02-2019, 22:33

Një deputet i Parlamentit slloven ka dhënë dorëheqjen për një arsye që në vende të tjera as do të mendohej një gjë e tillë.

Ai është Darij Krajcic, që pas vendimit për të dhënë dorëheqjen tha për mediat se u injorua nga stafi ndaj vendosi të testonte sigurinë e supermarketit duke marrë sanduiçin dhe të largohej.

Vjedhja e sanduiçit nuk u vu re, por anëtari i partisë në pushtet Marjan Sarec (LMS) këmbënguli që më vonë u kthye për ta paguar.

Krajcic kërkoi falje, duke thënë se i vjen keq për "eksperimentin e tij social".

Gjithçka u bë publike kur ai i tregoi rastin disa kolegëve në Parlament gjatë një mbledhje komiteti të mërkurën.

Tre punonjës të supermarketit raportohet se nuk e kanë vënë re kur u largua me sanduiçin pasi po flisnin me njëri-tjetrin.

"Askush nuk erdhi pas meje, askush se vuri re", tha ai, duke shtuar se stafi ishte shumë neglizhent.

Fillimisht anëtarët e parlamentit qeshën me këtë histori por të enjten, kreu parlamentar i LMS, Brane Goluboviç, dënoi veprimet e deputetit duke i quajtur të papranueshme.

Më pas ai mori përgjegjësinë dhe dha dorëheqjen. /k.k/noa.al/