Transmetuar më 15-02-2019, 21:29

Arrestohet autori i aksidentit me pasojë vdekjen e një të riu në qendër të Kavajës.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Xh, 46 vjeç, nga Kavaja.

Ky person dyshohet se më datë 12 shkurt 2019, në qendër të qytetit të Kavajës ka aksidentuar me pasojë vdekjen Çaush Ballabani n, 27 vjeç që po ecte me biçikletë.

Ai ka tentuar që të zhdukë çdo gjurmë nga ajo ngjarje, por është gjetur feneri i thyerm të cilin 46-vjeccari e ka ndërruar.

Shoferi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa përplasja rezultoi fatale për të riun.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të 46-vjeçarit. /k.k/noa.al/