Transmetuar më 15-02-2019, 19:58

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar Serbisë të njohë shtetin e Kosovës.

Përmes një letre drejtuar Presidentit Vuçiç, kreu i Uashingtonit nënvizon se njohja do t’i hapte rrugë aspiratave integruese të të dyja vendeve.

“Mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve.

Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën e integrimit evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike”, thuhet në letrën e Trump drejtuar Vuçiç me rastin e 100 vjetorit të shtetit serb.

Kohët e fundit faktori ndërkombëtar ka kërkuar shpesh që dialogu mes vendeve të vazhdojë, dhe Beogradi të ndryshojë qasje ndaj Prishtinës zyrtare. /k.k/noa.al/