Transmetuar më 15-02-2019, 16:51

Përgjithësisht, për gjërat e saj private ajo është treguar gjithnjë diskrete. Jetën e saj personale Eliza Dushku është përpjekur që ta mbajë disi larg vëmendjes së mediave.

Aktorja e famshme shqiptare do të bëhet nënë për të parën herë! Fotot, që konfirmojnë pritjen e ëmbël të Eliza Dushkut, kanë dalë vetëm ditën e djeshme gjatë pjesëmarrjes së saj dhe bashkëshortit në premierën e filmit "Mapplethorpe" në Neë York.

E veshur me të zeza, aktorja shoqërohej nga partneri i saj Peter Palandijan, ku vëmendjen absolutisht e mori barku i rrumbullakosur i aktores.

Kujtojmë këtu që Eliza dhe Peter, e kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni martesore në gushtin e vitit të kaluar.

Ndonëse gjithçka fillimisht u mbajt private, nga të ftuarit VIP, tek organizimi apo detajet e tjera nga dasma, pak më vonë do të ishte vetë Eliza Dushku që do të ndante lajmin e bukur.