Transmetuar më 15-02-2019, 12:58
Senida Mesi, foto arkiv

Deri para pak kohësh ajo ishte zëvendës Kryeministre, ndërsa tashmë që nuk e mban këtë detyrë, Senida Mesi nuk e përjashton mundësinë për të kandiduar për bashkinë e Shkodrës.

Teksa ditën e sotme ishte e pranishme në një aktivitet në qytetin verior, ajo e ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit.

Ajo ka thënë se do ishte e nderuar, nëse do ishte e përzgjedhura.

“Do isha e nderuar në rast se më propozojnë. Por Shkodra ka shumë potenciale në radhët e PS për të kandiduar”, tha Senida Mesi për mediat.

Në vendin e saj si zëvendës Kryeministër, Kryeministri Edi Rama emëroi Erion Braçen. /a.y/noa.al