Transmetuar më 15-02-2019, 12:47

Një vajzë 24-vjeçare ishte në muajin e pestë të shtatzënisë kur zbuloi se fëmija që mbante në bark, nuk kishte gjymtyrë dhe ata gjymtyrë nuk do zhvilloheshin kurrë.

Është ky shoku me të cilin u përballë Jasmine Self, për shkak se vogëlushi ishte prekur nga një gjendje e rrallë e cila prek shumë pak fëmijë një botë.

Vogëlushi ishte prekur nga sindroma Tetra-Amelia, e njohur ndryshe si mungesa e të gjithë gjymtyrëve, si e duarve edhe e këmbëve.

Jo vetëm kaq por kjo sindromë shkakton deformime edhe në fytyrë, zemër, sistemin nervor, skelet dhe organin gjenital.

Kur mjekët i shpjeguan Jasmine sëmundjen nga e cila ishte prekur i biri, i sugjeruan që të abortojë, pasi e garantuan që do të vdiste gjatë lindjes. Por ajo dhe i fejuari Rondell Wilson, vendosën që ta mbajnë, duke e çuar deri në fund shtatzënisë.

Vogëlushi RJ Wilson, erdhi në jetë 29 shtatorin që lamë pas, teksa Jasmine ishte 29 javëshe shtatzënë. Peshonte vetëm 1 kilogramë dhe për pasojë dy muajt e parë të jetës i kaloi në terapi intensive. Por mbijetoi!

Aktualisht është mirë dhe jeton me prindërit e tij në Florence, të Karolinës së Jugut, SHBA. Megjithëse askush nuk priste që vogëlushi të shpëtonte, por ia doli, shkruan noa.al. Duke folur për të birin gruaja thotë se, “U ndjeva në faj, mendova se kisha bërë diçka të gabuar, por mjeku më siguroi se nuk kishte lidhje me mua dhe më këshilloi të abortoja”.

Ajo shton se shtatzënia përgjithësisht kishte ecur mirë, por në momentin e lindjes me operacion, erdhën komplikimet, duke bërë që vogëlushi të qëndrojë në terapi intensive.

Pavarësisht sindromës Tetra-Amelia, vogëlushi aktualisht është mirë dhe pa komplikime.

Nëna është e shqetësuar tashmë se si do ia shpjegojë të birit sëmundjen dhe shpreh shqetësim se si do ia bëj kur të rritem, “por pastaj i them vetes se në një farë mënyre do ia dalë”. /a.y/noa.al